Rahoveci ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Bashkimin me rezultat 87:68 (25:11, 15:19, 20:20, 27:18), në kuadër të xhiros së 18-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, vendasit e filluan për mrekulli me një seri prej 14:4, e më pas krijuan epërsi deri në 17 pikë, 25:8, ndërsa çereku i parë përfundon 25:11.
Epërsia u rrit edhe më shumë në periudhën e dytë, duke shkuar në 21 pikë, 38:17, megjithatë, prizrenasit filluan këndelljen, duke zvogëluar epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 40:30.
Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, për të barazuar rezultatin në 45:45, duke e bërë ndeshjen shumë interesante, por rahoveciasit sërish u shkëputën në dhjetë pikë, 60:50, sa ishte rezultati pas 30 minutash lojë. Vreshtarët nuk lejuan që ‘fitorja t’iu ik nga duart’ dhe ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit, për të shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 87:68.
Te Rahoveci u dalluan Musab Mala me 15 pikë, 12 kërcime e 14 asistime dhe Milik Yarbrough me 28 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri në parket ishte John Florveus me 17 pikë e 14 kërcime.
Rahoveci ka pesë fitore e 11 humbje, kurse Bashkimi tetë fitore e dhjetë humbje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe
Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli
Barcelona nis bisedimet për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Leverkusenit
Hansi Flick ia rekomandon Barcelonës transferimin e top yllit të Stuttgartit
Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me 26 lojtarët e ftuar për Euro 2024, vetëm një lojtar mbetet jashtë
Grupi B: Formacionet e mundshme të kundërshtarëve të Shqipërisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP