LAJMI I FUNDIT:

Protesta para Qeverisë, momenti kur Molliqaj godet shuplakë policin

Protesta para Qeverisë, momenti kur Molliqaj godet shuplakë policin

Gjatë protestës së sotme për shtrenjtimin e rrymës përpara Qeverisë së Kosovës, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka goditur me shuplakë në fytyrë një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Protesta e sotme e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike në një moment ka eskaluar.


Në përpjekje për të mbajtur fjalim në shkallët e objektit të Qeverisë, drejtuesit e PSD-së janë përplasur me policinë, transmeton Telegrafi.

Në një moment, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke kërkuar nga policët që t’ua lirojnë hapësirën në shkallët në hyrje të ndërtesës së Qeverisë, në një video shihet duke e goditur me shuplakë në fytyrë një zyrtar policor.

Pas protestës së sotme, të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) kundër shtrenjtimit të rrymës, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se kishte përpjekje për ta eskaluar protestën.

Ndryshe, protesta e sotme nga KMDLNj është vlerësuar e qetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori