LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit hedhin qirinj e poça elektrik në ndërtesën e Qeverisë

Protestuesit hedhin qirinj e poça elektrik në ndërtesën e Qeverisë

Protestuesit që dolën sot për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike kanë hedhur në mënyrë simbolike poça elektrik e qirinj në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo u bë pas thirrjes së organizatorit, kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj në përfundim të protestës.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hidhet poshtë. Ai propozim nuk ka me kalu, sa të ka qytetarë aktiv. Nuk do të lejojmë që të kaloj. Ne nuk ndalemi, ju duhet të ndaleni ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk do të ndaleni ne do të jemi edhe më të guximshëm edhe më të fuqishëm. I ftojë qytetarët që në mënyrë simbolike që t’i japim poça e qirinj kësaj Qeverie që po na jep terr në vend të dritës”, tha Molliqaj. /Telegrafi/