Dislokimin e armëve dhe ushtarëve në kufirin ruso-ukrainas ka ndezur debate në Finlandë dhe Suedi nëse do të anëtarësohen në NATO, në mënyrë që të mbrohen nga çdo agresioni i mundshëm i Moskës.
Aeroplanët luftarakë qarkulluan qiejt mbi Finlandë gjatë fundjavës dhe Suedia iu përgjigj tensioneve në rritje duke vendosur trupa në kufirin me shtetet Balltike.
Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar NATO-s garanci sigurie se nuk do të zgjerohet drejt lindjes dhe nuk do të përfshijë kurrë Ukrainën në aleancën e saj, raporton france24.
“Vendimi për anëtarësimin e Finlandës merret nga ai vend dhe 30 anëtarë të NATO-s, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Suedinë”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me ministrat e jashtëm.
As Finlanda dhe as Suedia nuk kanë njoftuar zyrtarisht se duan të bëhen anëtarë të plotë dhe të reduktojnë bashkëpunimin me Aleancën në shkëmbim informacionesh dhe stërvitjesh të përbashkëta ushtarake.
Megjithatë, Charly Salonius-Pasternak i Institutit Finlandez të Çështjeve Ndërkombëtare thotë se Finlanda dhe Suedia “me vetëdije kanë ndërmarrë një hap për ta detyruar NATO-n të përgjigjet në mënyrë eksplicite se dera e saj është ende e hapur për ta”.
Elina Valtonen, nënkryetare e Partisë së Koalicionit Kombëtar të opozitës në Finlandë, thotë se bashkimi është një “hap i natyrshëm”.
“Bashkëpunim më i ngushtë po krijohet me marrëveshje jo vetëm me NATO-n, por edhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Valtonen.
Ai shpjegon se pas Luftës së Ftohtë, Finlanda zgjodhi neutralitetin për të qetësuar Kremlinin, por e braktisi këtë politikë shumë kohë më parë.
Suedia, e cila nuk ka qenë në luftë për dy shekuj, rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2017. Në janar, Suedia vendosi patrulla të armatosura në ishullin Gotland ndërsa tre anije ruse lundruan në Detin Baltik.
Finlanda ka thënë se ka rritur “gatishmërinë” duke kryer stërvitje ushtarake në të gjithë vendin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër