LAJMI I FUNDIT:

Irani bëhet përfaqësuesja e 14-të që kualifikohet për Katar 2022

Irani bëhet përfaqësuesja e 14-të që kualifikohet për Katar 2022

Irani u bë skuadra e 14-të që kualifikohet në Kupën e Botës 2022 në Katar, pasi mposhti Irakun (1-0).

Goli i sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi i dha Iranit kualifikimin tre ditë para përfundimit të fazës kualifikuese aziatike në grupin A.


Skuadra persiane ka shtuar 19 pikë nga 21 të mundshme që i kanë dhënë kalimin për të tretin Botëror radhazi. Ata ishin prezent në Brazil 2014 dhe Rusi 2018, por nuk dolën përtej grupeve. Në Katar ata do të përpiqen të shkojnë më tej.

Një tjetër përfaqësuese që është afër kualifikimit është Koreja e Jugut. E dyta në grupin A, fitorja e tyre në Liban (0-1), falë golit të Cho, i vendos një hap larg kalimit tutje.

Përveç kësaj, golat e Osakos (penallti) dhe Ito i dhanë fitoren Japonisë (2-0) ndaj Kinës, e cila nuk ka luajtur një Botëror që nga viti 2002.

Në grupin B, Arabia Saudite është kryesuese me 16 pikë (me një ndeshje më pak), Japonia është e dyta me 15 dhe Australia e treta.

14 ekipe të kualifikuara

Kanë mbetur vetëm edhe 18 skuadra që do ta sigurojnë Botërorin që do të nisë më 21 nëntor. Tashmë 14 janë klasifikuar.

Nga Evropa kanë kaluar tutje, Spanja, Serbia, Danimarka, Holanda, Zvicra, Kroacia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Gjermania.

Në Amerikën e Jugut tutje kanë kaluar Argjentina dhe Brazili dhe në Azi është Katari si mikpritës dhe Irani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori