LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: 6,684 nxënës dhe 1,489 mësimdhënës janë të infektuar me COVID-19

Nagavci: 6,684 nxënës dhe 1,489 mësimdhënës janë të infektuar me COVID-19
Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se aktualisht pozitivë me COVID-19 janë 6 684 nxënës dhe 1 489 mësimdhënës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për pandeminë COVID-19, ministrja Nagavci tha se rreth 90 shkolla po punojnë në mësimin në distancë (online).

“Nga 775 institucione edukative-arsimore janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa i përket rasteve aktive, sipas raportit të sotëm janë 1 489 mësimdhënës që janë pozitivë me virusin COVID, janë 187 persona që janë personel tjetër dhe janë 6 684 nxënës që janë pozitivë dhe aktualisht janë të izoluar”, tha ajo.


Ajo tha se situata nuk është e njëjtë në gjitha shkollat dhe komunat, prandaj kanë vendosur kriteret se kur një shkollë mund të shkojë në mësim online.

“Dallon situata nuk është njëjtë gjendja në gjitha shkollat dhe gjitha komunat. Kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi marrë këtë vendim që të shqyrtohen rastet bazuar në evidencat që kanë në shkolla, duke bazuar edhe në kriteret. Nëse në një shkollë 5 për qind e nxënësve identifikohen si pozitiv atëherë e tërë shkolla kalon në mësimin nga distanca. Ndërsa nëse në një klasë janë një apo dy raste në një klasë atëherë ajo kalon në mësimin nga distanca”, tha ajo./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Lajme
Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Lajme
Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Lajme
Kalo në kategori