LAJMI I FUNDIT:

ATK: Liroheni nga gjysma e gjobës tatimore nëse paguani brenda 15 ditëve

ATK: Liroheni nga gjysma e gjobës tatimore nëse paguani brenda 15 ditëve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej 15 ditësh, atëherë lirohet nga pagesa e 50 për qind të shumës.

Sipas ATK-së, të drejtën për të përfituar e kanë të gjithë tatimpaguesit.


“Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej 15 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga Njësive organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), tatimpaguesi lirohet nga pagesa e 50 për qind të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur. Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej 50 për qind brenda 15 ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej 100 për qind të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA”, njofton ATK, përcjell Telegrafi.

Administrata thekson se, të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës me zbritje e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01 shkurt.

ATK: Tatimet dhe kontributet nga 1 shkurti deklarohen vetëm përmes EDI
Lexo po ashtu ATK: Tatimet dhe kontributet nga 1 shkurti deklarohen vetëm përmes EDI

Po ashtu, ATK ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit se deklarimi i të gjitha tatimeve dhe kontributeve pensionale të aplikuara në vend, nga 1 shkurti do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes sistemit elektronik EDI.

“Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar në EDI, Administrata Tatimore e Kosovës ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim. Që nga data 01 shkurt 2022 do të ndërpresë mundësinë e shkarkimit të formularëve elektronik për tatime dhe kontribute dhe këto do të mund të deklarohen vetëm përmes EDI”, thuhej në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori