LAJMI I FUNDIT:

Polonia nis ndërtimin e gardhit kufitar me Bjellorusinë, do të kushtojë rreth 350 milionë euro

Polonia nis ndërtimin e gardhit kufitar me Bjellorusinë, do të kushtojë rreth 350 milionë euro

Polonia filloi të martën ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të bllokuar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Gardhi do të jetë pesë metra e gjysmë i lartë, do të jetë 186 kilometra dhe do të kushtojë 350 milionë euro për t’u ndërtuar, ka njoftuar agjencia e Gardës Kufitare Polake.

Ndryshe, Polonia dhe Bjellorusia ndajnë një kufi prej 418 km.


Një zëdhënëse e rojës kufitare, Krystyna Jakimik-Jarosz, nuk pranoi të specifikojë vendndodhjen e kantiereve të ndërtimit, duke argumentuar se “shërbimet bjelloruse janë thjesht duke pritur për këtë për të dërguar grupe emigrantësh atje, kështu që për arsye sigurie ne nuk tregojmë saktë vendndodhjet”.

“Gardhi i ri do të pajiset me kamera dhe detektorë lëvizjeje, ndër të tjera, për të ndihmuar rojet kufitare të parandalojnë kontrabandën”, tha Jakimik-Jarosz.

“Gardhi i përkohshëm (i bërë me tela me gjemba) tashmë na ka ndihmuar shumë sepse na dha kohë për t’u përgatitur ndërsa një grup migrantësh do të ‘sulmonin’, për të hapur një kalim, kohë për të mobilizuar mjete dhe personel të mjaftueshëm për ta parandaluar atë”, shpjegoi ajo.

Projekti ka ngritur shqetësime në mesin e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe mjedisit.

Të parët kanë frikë se emigrantët që ikin nga situatat e konfliktit nuk do të jenë në gjendje të aplikojnë për azil dhe të dytët kanë frikë nga efektet negative në jetën e egër të zonës pyjore në kufi.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që dëmtimi i mjedisit dhe kafshëve të reduktohet sa më shumë që të jetë e mundur”, ka shtuar Jakimik-Jarosz.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Bjellorusinë për “lehtësimin” e imigracionit të paligjshëm në bllok si hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura kundër regjimit gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020, të konsideruara si të manipuluara nga Perëndimi, shtypjen e mëvonshme të protestave paqësore pro-demokracisë dhe rrëmbimin e një avioni tregtar për arrestimin e një gazetari të njohur të opozitës.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, duke përfshirë Kurdistanin irakian, Sirinë dhe Libanin, por edhe nga Afganistani, u përpoqën të kalonin kufirin polak për në BE vitin e kaluar. Disa prej tyre arritën të kalonin dhe shumica prej tyre vazhduan udhëtimin e tyre për në Evropën Perëndimore.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex zbuloi rreth 8,000 hyrje të paligjshme në shtetet anëtare në kufi me Bjellorusinë – Poloninë, Lituaninë, Letoninë – në 2021, një rritje prej 1,069% në krahasim me vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Botë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump dhe May pozonin, ka nxitur debate në rrjetet sociale (Foto)

“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump dhe May pozonin, ka nxitur debate në rrjetet sociale (Foto)

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Botë
Kalo në kategori