LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo tregon fizikun e tij të tonifikuar në rroba banje, teksa shijon pushimet në viset tropikale

Cristiano Ronaldo tregon fizikun e tij të tonifikuar në rroba banje, teksa shijon pushimet në viset tropikale

Cristiano Ronaldo shfrytëzoi sa më shumë pushimin e tij dimëror dy-javor në Ligën Premier, teksa u nis për në një pushim në viset tropikale.

Futbollisti, 36 vjeç, u lajmërua në Instagram për të ndarë me fansat një fotografi përvëluese të tij, ku shihej duke u rrezitur në diell ndërsa ishte me rroba larjeje.

Në fotografinë e tij ku shihej i zhveshur në pesën e sipërme, ai në veçanti vuri në pah barkun e tij të tonifikuar, shkruan DailyMail.


Ai kishte veshur rroba larje me emrin e tij, si dhe një kapele të zezë dhe një orë në kyçin e dorës.

Duke shfrytëzuar mundësinë për t’u çlodhur, sulmuesi i Manchester United konsumoi një pije kokosi, teksa shijonte kohën e lirë për t’u rikuperuar përpara se të përballet me Middlesbrough më 4 shkurt.

“Kënaquni me pamjen”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit.

Ai madje tregoi fizikun e tij edhe një herë, në një seancë masazhi të bërë nga Javier Santamaria, të cilën ai e tregoi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Pushimet relaksuese vijnë teksa futbollisti po përgatitet për lindjen e binjakëve me të dashurën Georgina Rodriguez.

Ajo aktualisht është shtatzënë në muajin e gjashtë dhe çifti zbuloi muajin e kaluar se janë në pritje të një djali dhe një vajze.

Ata e bënë njoftimin në rrjetet sociale me një video që ngrohu zemrën e shikuesve për zbulimin e gjinisë.

Në nëntor, Georgina zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një fotograf të ultrazërit, me katër fëmijët e saj dhe të Cristianos.

Bukuroshja dukej mahnitëse teksa tregonte me krenari nga kamera fotografinë e ultrazërit.

Futbollisti profesionist gjithashtu ndau lajmin e gëzuar me fansat në Instagram muajin e kaluar dhe tha se “zemrat e tyre janë plot dashuri”.

Cristiano, i cili do të mirëpresë fëmijën e tij të dytë dhe të tretë me Georginën, shkroi: “Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë”. /Telegrafi/