LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Ka hapësirë të rishikimit të masave anti-COVID që lidhen me lëvizjen e qytetarëve, i rekomandon OBSH

Kusari-Lila: Ka hapësirë të rishikimit të masave anti-COVID që lidhen me lëvizjen e qytetarëve, i rekomandon OBSH

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ekziston mundësia që masat anti-COVID të rishikohen.

Kusari-Lila në RTV Dukagjini ka thënë vendosja e disa masave më të ashpra kufizuese për hyrje në Kosovë lidhet me përvojën e hidhur të verës së kaluar.

“Verën e kaluar pasi hapëm kufijtë pati rritje enorme të infektimeve me coronavirus”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Kusari Lila thotë se Omicron nuk është shumë agresiv si varianti paraprak delta dhe sipas saj ka hapësirë për rishikim të masës që prek lirinë e lëvizjes.

“Edhe nga diskutimi që kemi pasur në Grupin Parlamentar, besoj se ka hapësirë të rishikimit të kësaj mase në veçanti, për lëvizje të lirë duke konsideruar këtu edhe rekomandimin e OBSH-së për liri të lëvizjes”.

Deputetja e LVV-së thotë se qytetarët duhet të vaksinohen në mënyrë që të mos ketë imponime tjera.

“Edhe institucionet edhe mekanizmat tjerë institucional duhet të punojnë më tepër brenda territorit të Kosovës për të kontrolluar sa janë persona e vaksinuar në mënyrë që të mos vendosen imponime tjera që vendosin të gjithë qytetarët në një kategori”, deklaroi tutje Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit

Lajme
Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Rohde: Sarrazin s’arriti ta bindë Kurtin të bëjë kompromis për CEFTA-n, Procesi i Berlinit mund të vazhdojë përpara pa Kosovën

Lajme
Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Lajme
Kalo në kategori