Me Golf 2 bie në kanalin afër hekurudhës, dënohet shoferi dhe mirëmbajtësi i rrugës në Ferizaj
Sot, në mëngjes policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve VË Golf me targa vendore.
Policia ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor i ka marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë aksident.
“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VË Golf ka lëvizur nga rruga ‘’Dëshmorët e Kombit ‘’ në drejtim rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngrica, nuk mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i automjetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka iniciuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 255.2 dhe 53.4 prej 250 euro.
Ndërsa në anën tjetër ka iniciuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbanë rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq mbërrin edhe në jug të Shqipërisë, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur