LAJMI I FUNDIT:

Franca porosit qytetarët e saj: Shtyni udhëtimet në Ukrainë nëse nuk janë të domosdoshme

Franca porosit qytetarët e saj: Shtyni udhëtimet në Ukrainë nëse nuk janë të domosdoshme

Autoritetet franceze sot kanë këshilluar qytetarët e tyre që shtyjnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Ukrainë, dhe të mos udhëtojnë në zonën përgjatë kufirit në veri dhe lindje të këtij vendi – në kohën kur janë rritur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Propozohet shtyrja e udhëtimeve që nuk janë të domosdoshme në Ukrainë… Në kontekstin e tensioneve dhe koncentrimin e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, rekomandohet të mos udhëtohet në veri dhe lindje përgjatë kufirit të këtij vendi”, ka njoftuar ministria franceze e Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, Franca aktualisht nuk po kërkon që personeli i ambasadës apo familjet e diplomatëve të stacionuar në Ukrainë, të largohen nga vendi.


Në anën tjetër, Bashkimi Evropian sot ka bërë të ditur se nuk synon të ndjekë hapat e SHBA-ve që ka tërhequr familjet e diplomatëve të saj. E ministria e Jashtme e Britanisë, njoftoi sot se po tërheq personelin nga ambasada e saj në Kiev, për shkak të kërcënimeve që mund të vijnë nga Rusia.

Edhe Australia gjithashtu ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë, për shkak të rrezikut të një konflikti të armatosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Bosnja
Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Evropa
Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Evropa
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Kalo në kategori