LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit fillon procesin e vetingut për drejtorët e ndërmarrjeve publike

Bashkia e Shkupit fillon procesin e vetingut për drejtorët e ndërmarrjeve publike

Bashkia e Shkupit informon se për herë të parë në qytetin e Shkupit është iniciuar procedura e vetingut për drejtorët e emëruar të ndërmarrjeve publike.

“Do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo është një masë sistematike për të eliminuar mundësitë për korrupsion brenda qytetit dhe për të parandaluar çdo konflikt interesi. Sot ky proces ka filluar me drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe do të vazhdojë me drejtuesit e sektorëve”, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, pas takimit me drejtorët e ndërmarrjeve publike.


Ajo shtoi se secili prej drejtorëve tashmë ka plotësuar një pyetësor në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe ka nënshkruar një deklaratë ku thuhet se nuk ka konflikt interesi në punën e tyre.

“Në këtë mënyrë, Bashkia e Shkupit filloi në mënyrë aktive të punojë në përmirësimin e integritetit të vetëqeverisjes lokale me qëllim të zvogëlimit të dukshëm dhe eliminimit të shkeljeve të rënda të procesit të punës lidhur me korrupsionin”, shtoi Arsovska.

Zbatimi i procesit të vetingut ishte një nga premtimet parazgjedhore të kryetares Arsovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori