LAJMI I FUNDIT:

Lekaj me akuza ndaj Kurtit: Gjendjen e tanishme e kemi paralajmëruar më herët, nuk u ndërmorën masa për të shpëtuar xhepin e qytetarit

Lekaj me akuza ndaj Kurtit: Gjendjen e tanishme e kemi paralajmëruar më herët, nuk u ndërmorën masa për të shpëtuar xhepin e qytetarit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se rritja e paralajmëruar e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon gjendjen sociale në Kosovë.

“Kosova është në situatë shumë të rënduar energjetike si pasojë e krizës globale dhe ngritjeve të mëdha të çmimeve të energjisë elektrike në tregun botëror, por që nuk ka qenë e pritshme dhe e duhur për qytetarët. Sepse, kështu vetëm u ruajt Qeveria Kurti e u dëmtuan qytetarët e vendit”, tha Lekaj.

Lekaj shtoi se për këtë situatë, AAK e kishte paralajmëruar ekzekutivin qysh para shumë muajsh, por kjo sipas tij nuk u morr parasysh nga qeveria.


“Një gjendje e tillë u paralajmrua qysh herët nga ne si opozitë, nga shoqëria civile dhe nga shumë e shumë organizata vendore, madje kemi bërë kërkuar që të merren masa preventive për ta ndaluar këtë krizë, për të shpëtuar xhepin e qytetarit para se të bëhej vonë ngase vetëm protestat paqësore parashihej që do të ishte mjeti i fundit i reagimit gjithëpopullor”, u shpreh deputeti i AAK-së.

Sipas tij kjo rritje cenon të drejtat e qytetarëve, pasi që nuk është duke ndodhur në proporcion të të hyrave që i kanë ata.

“Dua të ndalem pak tek reagimet, dhe të theksoj që edhe KMDLN-ja kohë më parë ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. I ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që kjo rritje të bëhet në përputhje me mundësitë ekonomike të pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës në mënyrë që ekonomitë familjare të përballojnë këtë rritje duke i mënjanuar protestat që në rrethana të reja thuaja janë të pashmangshme. Por rezultati ishte zero sepse kjo thirrje hasi në veshë të shurdhër, sikurse shumë tema të tjera shqetësuese për vendin”, u shpreh Lekaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori