LAJMI I FUNDIT:

Po shfaqet një nënvariant i ri i Omicronit – a duhet të shqetësohemi?

Po shfaqet një nënvariant i ri i Omicronit – a duhet të shqetësohemi?

Shumë shtete kanë shprehur synimet e tyre për të lehtësuar kufizimet e lidhura me COVID-19, por spektri i një valë tjetër të virusit po ngjall shqetësim në komunitetin shkencor.

Nënvarianti i Omicron BA.2, i cili po emërtohet me emrin “Stealth Omicron”, duket se po fiton terren në disa pjesë të botës, duke përfshirë Danimarkën, Britaninë e Madhe dhe së fundi Greqinë.

Pse “Stealth Omicron”?


Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po kalon nënvariantet e tjera të Omicron, po ngjall frikë se një lloj më i transmetueshëm i coronavirusit po përhapet në mënyrë aktive në komunitet.

Çfarë pas Omicronit dhe kur do të përfundojë pandemia?
Lexo po ashtu Çfarë pas Omicronit dhe kur do të përfundojë pandemia?

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar po e vëzhgon nënvariantin BA.2 si, ndërsa theksoi se normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta. Agjencia tha se do të ndërmarrin analiza të mëtejshme, raporton euronews.

Dr Meera Chand, Drejtoreshë në UKHSA tha se “Natyra e viruseve është të evoluojnë dhe të ndryshojnë. Është e pritshme që ne do të vazhdojmë të shohim variante të reja të shfaqen ndërsa pandemia vazhdon. Monitorimi ynë i vazhdueshëm gjenomik na lejon t’i zbulojmë ato dhe të vlerësojmë nëse ato janë të rëndësishme”, transmeton Telegrafi.

Omicron, i cili gjithashtu quhet B.1.1.529, ka tre nënshtresa kryesore, BA.1, BA.2 dhe BA.3, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Deri më tani, ka qenë BA.1 që ka dominuar duke vlerësuar se përbën një shumicë të madhe të të gjitha rasteve të Omicron. Megjithatë, në disa vende, BA.2 ka filluar të përhapet më shpejt.

Në Danimarkë, tani përbën pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të Omicron. Vende të tjera si Brtiania, Norvegjia dhe Suedia po përjetojnë gjithashtu një rritje të rasteve BA.2, edhe pse jo në të njëjtën masë.

“Analiza fillestare nuk tregon dallime në shtrimet në spital për BA.2 në krahasim me BA.1”, njoftoi Statens Serum Institute i Danimarkës, një qendër kërkimore për sëmundjet infektive e drejtuar nga qeveria.

“Analizat në lidhje me infektivitetin dhe efikasitetin e vaksinës janë në vazhdim, duke përfshirë përpjekjet për të kultivuar BA.2 në mënyrë që të kryhen studime të neutralizimit të antitrupave. Pritet që vaksinat të kenë një efekt edhe kundër sëmundjeve të rënda pas infeksionit BA.2”, shkruan ndër të tjerash. /Telegrafi/