LAJMI I FUNDIT:

Nënvarianti i ri i Omicronit shfaqet edhe në Greqi – raportohet për 108 të vdekur dhe mbi 20 mijë raste të reja

Nënvarianti i ri i Omicronit shfaqet edhe në Greqi – raportohet për 108 të vdekur dhe mbi 20 mijë raste të reja

Greqia i është shtuar listës së vendeve ku është zbuluar nënvarianti i ri Omicronit, i cili tashmë është përhapur gjerësisht në Danimarkë dhe disa vende të tjera evropiane.

Sipas mjekeve ajo që dihet është fakti që ky nënvariant i ri, qëndron i fshehur dhe nuk zbulohet lehtë nga testet diagnostike.

Greqia njoftoi se gjithsej 20,507 raste të reja me coronavirus ishin diagnostikuar në të gjithë vendin të premten, ndërsa 108 persona kishin ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.


Rritja e shkallës së vdekjeve në Greqi, e cila është më e lartë se shumica e vendeve evropiane, madje edhe në SHBA, ka shkaktuar shqetësim të madh në vend.

Numri i pranimeve të pacientëve të rinj me coronavirus në spitalet greke të premten shkoi në 467, duke shënuar një rënie ditore prej -7,71 për qind.

Numri mesatar i pranimeve gjatë shtatë ditëve të fundit ishte 512 pacientë. Ndërkohë, të premten janë 679 persona në ventilatorë në të gjithë Greqinë, duke treguar një rënie prej nëntë nga një ditë më parë.

Ndryshe, Greqia deri më tani ka regjistruar mbi 1.7 milion raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur mbi 22 mijë njerëz.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Mali i Zi
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Jabllanica nga ajri, pas përmbytjeve të tmerrshme që goditën Bosnjën e Hercegovinën shndërrohet në “qytet fantazmë”

Jabllanica nga ajri, pas përmbytjeve të tmerrshme që goditën Bosnjën e Hercegovinën shndërrohet në “qytet fantazmë”

Bosnja
Ish-ambasadori izraelit në SHBA akuzon Netanyahun – thotë se lejoi që miliona dollarë të shkojnë te Hamasi

Ish-ambasadori izraelit në SHBA akuzon Netanyahun – thotë se lejoi që miliona dollarë të shkojnë te Hamasi

Azia
Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Evropa
Kalo në kategori