LAJMI I FUNDIT:

Vritet një polic në New York – një tjetër në gjendje të rëndë

Vritet një polic në New York – një tjetër në gjendje të rëndë

Dy oficerë policie të qytetit të New Yorkut u qëlluan me armë zjarri në një përleshje në Harlem të premten mbrëma – një prej tyre ndërroi jetë ndërsa i dyti është në gjendje të rëndë – disa ditë pasi një djalë 16-vjeçar dyshohet se plagosi një oficer tjetër në Bronx.

Një zëdhënës i NYPD-së konfirmoi se dy oficerë ishin qëlluar pranë West 135th Street në zonën e 32-të të NYPD.

Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Harlemit dhe me gjithë indikacionet se të dy policët kishin vdekur, komisioneri i NYPD-së, Keechant Sewell tha gjatë një konference për shtyp se njëri kishte vdekur dhe tjetri po lufton për jetën.


Oficeri i vrarë është identifikuar si Jason Rivera, 22 vjeç, i cili iu bashkua forcës në vitin 2020. Polici i plagosur është Wilbert Mora, 27 vjeçar, i cili ka katër vjet që punon në NYPD.

Në përgjithësi, rasti i së premtes ka dërguar numrin e të shtënave në drejtim të policëve në pesë gjatë vitit 2022.

Dhuna vjen pasi krimet e dhunshme, përkatësisht të shtënat dhe vrasjet, janë në rritje në shumë pjesë të vendit. Disa qytete – Chicago, New York, Los Angelos dhe Minneapoli kanë raportuar rritje të vrasjeve në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kalo në kategori