LAJMI I FUNDIT:

Rugova ishte në dijeni për “Çetën e Llapit”

Rugova ishte në dijeni për “Çetën e Llapit”

Pas vrasjes së Ali Ajetit, i cili themeloi atë që njihet si “Çeta e Llapit”, për të luftuar okupuesin, axha i tij, Hetem Ajeti organizoi një grup gueril në këtë pjesë të vendit, duke nisur sulmet më 1991.

“Pas sulmit të parë në aeroportin e Dumoshit e kemi krye sulmin e dytë të punkti policor në Podujevë”, thotë Hetem Ajeti.


Por, dilema ishte se a po bënin gjënë e duhur.

Dyshimet ua hoqi lideri i shtetit, Ibrahim Rugova, pasi e pyetën përmes njerëzve të tij të afërt.

“Rugova ka thënë veç mos prekni civilë, sa i përket policisë dhe ushtrisë jeni të lirë”, tha ai, për Klan Kosova.

Sulmet e këtij grupi vazhduan deri në vitin 1996, derisa shumica e pjesëtarëve të tij më pas iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.