Mënyra e duhur për të marrë siç duhet vitaminën D: Këto katër gjëra janë më të rëndësishmet që trupi ta absorbojë atë!
Këto katër gjëra janë kyç, nëse nuk i bëni nuk do ta ndieni efektin në imunitet dhe kocka!
Në mënyrë që trupi të përfitojë sa më shumë nga kjo vitaminë, patjetër duhet të krijohen kushte optimale në sistemin tretës, veçanërisht në zorrën e hollë, transmeton Telegrafi.
Ja si të merrni vitaminë D!
1. Hani ushqime të pasura me fibra
Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa e rëndësishme është kjo! Fibrat prebiotike janë ushqimi i preferuar i mikrobiomës sonë dhe marrja e tyre garanton që do të funksionojë ashtu siç duhet. Frutat, perimet, bishtajoret dhe farat janë të gjitha ushqime me fibra të larta që duhet t’i hani çdo ditë.
2. Pini vitamina me yndyrë cilësore
Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj suplementi shpesh do të jetë në formën e një kapsule që përmban një lloj vaji. Është e rëndësishme që yndyra të jetë e cilësisë së mirë, madje edhe nëse merrni vitaminë D në formën e një pilule “të thatë”, merrni me vete pak vaj ulliri. Trupi do të absorbojë 32 për qind më shumë!
3. Merrni probiotik
Në këtë mënyrë, ju do t’i siguroni trupit gjithçka që i nevojitet që mikrobioma të funksionojë në mënyrë optimale. Në trup ka nga 300 deri në 500 lloje mikroorganizmash, secili prej tyre ka “kërkesat” e veta, por të gjithë i duan probiotikët.
4. Merrni magnez
Ky mineral është thelbësor për përdorimin e vitaminës D në trup. Nëse nuk keni mjaftueshëm magnez, po shpenzoni para për një suplement të vitaminës D!
Magnezi është i nevojshëm për qarkullimin e vitaminës dhe lidhjen e saj me indet. Lexoni se si ta merrni më mirë magnezin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët