Shkupi i formoi grupet ndërqeveritare për bashkëpunim me Bullgarinë, edhe Sofja me sinjale pozitive
Në prag të seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë më 25 janar, edhe nga Shkupi edhe nga Sofja dërgohen mesazhe për një qasje të re në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe. Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për emërimin e bashkëkryesuesve dhe anëtarëve në grupet e përbashkëta ndërqeveritare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa kryeministri bullgar Kiril Petkovi para seancës së Qeverisë së tij porositi se edhe Shkupi dhe Sofja duhet ta përmbushin pjesën më të madhe të detyrave që nuk janë përfunduar.
Në mënyrë shtesë, zëvendëskryeministri Mariçiqi vlerësoi se qasja e re për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë premton rezultat pozitiv dhe jep një vlerë të re në përpjekjen e Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në BE, derisa ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani paralajmëroi se për disa ditë do të ketë propozim për ambasador në Sofje.
Me vendim të Qeverisë në seancën e djeshme janë formuar grupe të përbashkëta ndërqeveritare të punës për ekonomi, tregti dhe inovacione, për infrastrukturë, transport dhe lidhje për integrim evropian dhe politika të gjelbra dhe për kulturë, shkencë dhe arsim. Për bashkëkryesues të grupeve të punës janë emëruar zëvendëskryeministrat dhe ministrat e resorëve përkatës, ndërsa do të përfshijnë anëtarë edhe përfaqësues të ministrive dikasteriale dhe agjencive dhe institucioneve përkatëse.
Kryeministri Dimitar Dimitrovi mbrëmë në intervistën për Kanal 5 theksoi se qëllimi i Qeverisë është në në grupet e punës, puna e të cilave do të zhvillohet në bazë javore, të mos përfshihen vetëm politikanë, por të përfshihen edhe komunitetet e biznesit, odat ekonomike dhe përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të organizatave rinore. të cilat mund të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të gjitha bashkëpunimin.
Ai potencoi se takimi me Petkovin në Shkup ka kaluar në një frymë pozitive dhe se është biseduar për kthimin e besimit, në mënyrë që do të përfshihen një numër më i madh i institucioneve dhe palëve të interesuara në shoqëri të cilët do të mund të kontribuojnë në këtë proces, si dhe për realizimin e projekteve të cilat janë të vlefshme për të ardhmen dhe për standardin jetësor të qytetarëve
“Shpresoj se në qershor dhe korrik do të kemi marrëdhënie më të mira me Bullgarinë dhe se do të jemi një hap afër zgjidhjes së çështjeve të hapura që i kemi, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke theksuar edhe pse nuk dëshiron të lidhet me data dhe afate konkrete, megjithatë është optimist racional që beson në realizimin e qëllimit – të mbërrijmë në një zgjidhje të shpejtë.
Kryeministri bullgar Petkovi, i cili të martën qëndroi për vizitë në Shkup, në komentin për marrëdhëniet e Bullgarisë me vendin, theksoi se nuk do të humbet asnjë minutë që të shndërrohen përpjekjet e reja në rezultate të vërteta, duke paralajmëruar përpunimin e një plani me arritje reale që duhet të arrihen në gjashtë muajt e ardhshëm.
“Kemi mundësi të bëjmë diçka që nuk është bërë në 30 vitet e fundit”, deklaroi Petkovi, duke i theksuar si shembuj lidhjen transportuese mes dy vendeve, nevoja për vendosjen e lidhjes hekurudhore mes Sofjes dhe Shkupit, si dhe linjës së drejtpërdrejtë ajrore midis dy kryeqyteteve.
Pas vizitës së delegacionit qeveritar bullgar i udhëhequr nga Petkovi në Shkup edhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi doli me një ton më të matur, duke theksuar se nga ajo kanë ardhur “sinjale pozitive” dhe se çdo hap që e thellon bashkëpunimin dypalësh duhet të mbështetet.
Por, Radevi megjithatë nuk la pa theksuar se së bashku me të gjitha përpjekjet për përmirësimin e lidhjes, investimeve, ekonomisë dhe bashkëpunimit, të mos harrohet në “çështjet kryesore që duhet të zgjidhen dhe do ta hapin derën për fillimin e negociatave” të vendit me BE-në.
“Shpresoj se autoritetet në Shkup do të tregojnë mençuri dhe guxim politike që t’i zgjedhin këto probleme, posaçërisht, siç tha, të drejtat e bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, që të mund ta hapin derën për fillim të negociatave për anëtarësim. Si anëtare me përgjegjësi e BE-së, duhet të integrojmë partner, e jo probleme”, tha Radev.
Lidhur me çështjet për të drejtat e bullgarëve në vend kryeministri Kovaçevski në intervistën për Kanal 5 deklaroi se gjithmonë i mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve më të vogla.
“Ne tani më në Kushtetutë kemi komunitete, nëse qytetarët të cilët kanë përzgjedhje të tyre tjetër, ndërsa këtë e kanë kërkuar, malazezët, kroatët dhe qytetarët që e përkufizojnë veten si bullgarë e kanë kërkuar tashmë, atëherë kjo kërkesë është legjitime për të qenë pjesë e procesit të hyrjes në Kushtetutë. Unë gjithmonë kam mbështetur të drejtat e të gjitha komuniteteve më të vogla. Sido që të jetë ai komunitet, por ka një procedurë dhe ka një procedurë në vend që quhet ndryshime kushtetuese dhe zgjat një kohë më të gjatë dhe duhet një konsensus më i gjerë edhe brenda Kuvendit. Dhe në një kohë kur do të hyjmë në BE, do ta bëjmë, duke qenë se duhen bërë ndryshime kushtetuese. Mund të flasim për mënyrën dhe procedurën dhe momentin kur do të bëhet, por megjithatë duhet të bëhet përmes dialogut brenda vendit dhe normalisht përmes bisedimeve që i kemi me Republikën e Bullgarisë”, deklaroi Kovaçevski.
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi dhe ambasadorja gjermane në vend Anke Hollshtajn dje konkluduan se qasja e re ndaj zgjidhjes së çështjeve të hapura midis Shkupit dhe Sofjes premton një rezultat pozitiv dhe jep vlerë të re në angazhimin e Maqedonisë së Veriut për aderimin drejt Bashkimit Evropian, do të sjell edhe ndryshim në atmosferën midis popujve të dyja vendeve.
Në kuadër të qasjes dhe impulsit të ri në marrëdhëniet me Bullgarinë, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në deklaratën për BTV paralajmëroi se për disa ditë do të ketë propozim për ambasador në Sofje, duke theksuar se është gabim që viteve të fundit vendi nuk ka pasur ambasador.
Rreth ambasadorit të ri të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, kryeministri tha se nuk ka të preferuar personal dhe se ende nuk dihet se kush do të jetë ambasador në Sofje.
Ai theksoi se e ka urdhëruar ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani ta bëjë listën e emrave potencialë për ambasador në Republikën e Bullgarisë.
“Atë që kam kërkuar nga ministri Osmani është që të bëjë një listë të kandidatëve potencial në bazë të kualifikimeve, në bazë të përvojës. Ai duhet të bëjë një listë të gjatë, pastaj të bëjë një listë të shkurtër në bazë të kritereve dhe pastaj së bashku dhe normalisht presidenti të japë mendimin e tij, të zgjedhë kandidatin dhe ambasadorin më të përshtatshëm që do të na përfaqësojë në Republikën e Bullgarisë”, tha Kovaçevski.
Me porosi për mbështetjen e konferencave të para ndërqeveritare të vendit, por edhe të Shqipërisë me BE-në, doli edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Dendiasi, i cili nga Prishtina porositi se Greqia mbetet fuqimisht e përkushtuar në integrimin e Ballkanit Perëndimor “aty ku i takon – në familjen evropiane”.
“Mendimi ynë është se Ballkani Perëndimor duhet të shikojë nga e ardhmja, jo nga e kaluara. Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit më të gjerë, por perspektiva që është një rrugë njëkahëshe është Evropa”, tha Dendias, duke shtuar se legjislacioni evropian, demokracia, sundimi i ligjit, mbrojtja e njeriut të drejtat janë “busull ekonomike, kulturore dhe politike jo një kthim në shekullin e 19-të”./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite