LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Qeveria ka konsideruar se konsumi i rrymës tejkalon nevojat, personalisht dimrit shpenzoj pesëfishë më shumë se verës

Konjufca: Qeveria ka konsideruar se konsumi i rrymës tejkalon nevojat, personalisht dimrit shpenzoj pesëfishë më shumë se verës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për krizën energjetike në vend dhe ngritjen eventuale të çmimeve të energjisë.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këtë vit Kosova ka arritur rekord në importimin e energjisë elektrike për shkak të rritjes enorme të konsumit.

I pari i Kuvendit thotë se Qeveria dhe ZRrE-ja do të gjejnë një mes të artë në mënyrë që të zbusin ndikimin e krizës energjetike të qytetarët.


“Mu ka duk që Qeveria i ka dy qëllime bazike. E para që jo me i dhanë paratë prej buxhetit të drejtpërdrejt por përmes një mekanizmi tjetër anësor që kur vjen ai mekanizëm efektiv te jeta e qytetarit, te ai  me shkaktua një far sjellje tjetër nga ajo që ka qenë deri tash”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por ndonjëherë edhe përtej kësaj. Për me instalua atë disiplinim dhe racionalizim të shfrytëzimit të energjisë elektrike, qeveria më shumë e ka mbështet jo një mbulesë të drejtpërdrejtë por përmes subvencionimit”.

Konjufca thotë se edhe vet jeton në një lagje të Prishtinës ku nuk ka mundësi tjetër ngrohje pos me rrymë.

“Edhe unë dimrit shpenzojë rrymë shumë më tepër se verës. Mund të them se raporti dimër-verë në shfrytëzimin e rrymës është 5:1”.

Ai thotë se megjithatë thotë se Kosova duhet të investojë në energji të ripërtritshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori