LAJMI I FUNDIT:

Policia e New Yorkut shpëton gruan që kishte ngecur nën shtrat, pas shpërthimit që shembi pjesërisht një objekt si pasojë e rrjedhjes së gazit

Policia e New Yorkut shpëton gruan që kishte ngecur nën shtrat, pas shpërthimit që shembi pjesërisht një objekt si pasojë e rrjedhjes së gazit

Policët e New Yorkut kishin bërë të pamundurën që të shpëtojnë një grua të lënduar në Bronx, e cila kishte ngecur nën shtrat kur një shtëpi afër të saj shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri e pjesërisht u shemb, siç edhe e tregojnë pamjet e kamerave të policisë të vendosura në uniformat e tyre.

Një zyrtar policor vrapoi me tërë forcën në drejtim të rrugës Fox, për ta shpëtuar gruan që kishte ngecur nën shtrat si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shtëpi pranë të saj, ku si pasojë humbi jetën një 77-vjeçare, transmeton Telegrafi.


“Dikush është brenda”, dëgjohet duke bërtitur një grua për të alarmuar policinë.

“Nën shtrat, aty pranë, ajo është nën shtrat”, thotë kalimtarja e rastit duke udhëtuar policin që nuk kurseu asgjë për ta shpëtuar gruan.

E derisa ajo nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e plagëve, policët e nxorën jashtë gruan të cilën më pas e dërguan në spital për tretman. /Telegrafi/