LAJMI I FUNDIT:

Lucas Moura festoi në mënyrë dramatike golin e fitores së Spurs, iu hodh mbi shpinën punëtorit të sigurimit dhe ia rrëmbeu kapelën një tifozi

Lucas Moura festoi në mënyrë dramatike golin e fitores së Spurs, iu hodh mbi shpinën punëtorit të sigurimit dhe ia rrëmbeu kapelën një tifozi

Goli i fitores i shënuar nga Steven Bergwijn në kohën shtesë për Tottenham Hotspur të mërkurën mbrëma dhuroi emocione të mëdha te londinezët dhe Lucas Moura festoi në mënyrë perfekte.

Spurs dukeshin se do të humbnin tre pikët në udhëtim te Leicester City, pasi James Maddison kishte dhënë avantazhin e skuadrës së Brendan Rodgers në minutën e 76-të.

Me mbarimin e kohës, Antonio Conte po shkonte drejt humbjes së tij të parë në Ligën Premier si trajner i Spurs, derisa Bergwijn, si zëvendësues, ndërhyri dhe ‘vodhi shfaqjen’.


Sulmuesi holandez, i cili është lidhur me një rikthim te Ajax, shënoi dy gola në minutat shtesë për t’i siguruar fitoren Spursave dhe kjo dhuroi skena të shkëlqyeshme të lojtarëve.

Lojtarët vrapuan për t’u bashkuar me tifozët për të festuar golin e fitores dhe Moura ishte ylli i shfaqjes.

Ylli brazilian u hedh mbi shpinën e një punëtori të sigurimit të stadiumit, ndërsa ndërkohë edhe ‘rrëmbeu’ kapelën e një tifozi nga koka e tij. /Telegrafi/