Tahiri i AAK-së: Propozimi i ZRRE-së do ta sjellë vendin në bankrot total, të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë këtë diskriminim
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kriza energjetike në vend ka rrezik që ta sjellë vendin dhe Qeverinë e Kosovës në bankrot total.
Tahiri tha se Kosova paguan 21 euro për 1 orë kilovat, 1 euro më shumë paguan Britania e Madhe.
“A jeni në mend çka jeni tu fol, a e dini në çfarë situate është Kosova dhe në çfarë rrethana do ta sjellin Kosovën nëse e miratoni tarifën e ZRRE-së .Kategoria E dhe D që do të shpenzojë mbi 800 kilovat në orë, janë 200 mijë familje që do të paguajnë për të gjithë ata që shpenzojnë për 600 kilovat”, tha Tahiri.
Ai shtoi se qytetari i Kosovës i paguan 4 herë faturën e energjisë elektrike.
“Njëherë paguan faturën e KEDS-it, herën e dytë e paguan subvencionin e shtetit ja jep 75 milionë euro, herën e tretë paguan për të gjithë ato familje që shpenzojnë deri në 600 kilovat dhe herën e katërt për qytetarët serb të veriut që nuk janë këtu. A mundet me na shpjegua kryeministri si është e mundur me dalë në 2019 e më thanë rryma është shtrenjtë, pastaj me dal me thanë rryma është lirë e një dit pas asaj KEDS-i me kërku prej ZRRE-së mi ngrit çmimet”, u shpreh Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së, pyeti se si është e mundur që një parti që pretendon me qenë e majtë, të mbrojë korporatat dhe operatorët privatë.
“Ne e kemi një situatë shumë të vështirë që nuk kalon me një vendim, Opozita dhe qytetarët do të protestojnë për me ndalë këtë vendim. Kërkesa është se qysh jemi bashku për rezolutën për referendumin serb, të bashkohemi edhe sot ta ndihmojmë edhe qeverinë ta votojmë edhe një rezolutë ku kërkojmë prej ZRRE-së që të mos bëjë këtë diskriminim”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje