LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi, nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/