LAJMI I FUNDIT:

Super goli i Achraf Hakimit nga goditja e dënimit e mban Marokun lider në fazën e grupeve

Super goli i Achraf Hakimit nga goditja e dënimit e mban Marokun lider në fazën e grupeve

Kupa e Kombeve të Afrikës 2021 ka shpërthyer mirë dhe me të vërtetë në jetë ditët e fundit.

Pas një fillimi paksa të mërzitshëm të turneut në Kamerun, golat tani po shpërthejnë dhe ndeshjet e së martës mbrëma në Grupin C ishte gjithashtu plot dramë.


Gana e Thomas Partey u eliminua pas një humbjeje 3-2 ndaj Ishujve Komoros.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Maroku dhe Gaboni luajtën një thriller absolut që përfundoi 2-2 dhe përfundimisht të dyja skuadrat arritën të kualifikoheshin automatikisht për në 1/16.

Ishte Gaboni ai që hapi rezultatin në mbrëmje përmes Jim Allevinah dhe Maroku nuk ishte në gjendje të shënonte golin e barazimit deri në minutën e 73-të.

Sofiane Boufal shndërroi në gol nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1, por barazia mes dy palëve nuk zgjati shumë.

Një autogol nga Naif Aguerd i Marokut e ktheu Gabonin epërsinë me vetëm nëntë minuta të mbetura.

Megjithatë, Achraf Hakimi kishte ide të tjera për këtë ndeshje.

Në minutën e 84-të të lojës, mbrojtësi i Paris Saint-Germain shënoi një nga goditjet e lira më të mira që keni parë ndonjëherë.

Goditje e fuqishme, që kaloi edhe portierin e Gabonit. Mund të mos shohim një gol më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë vit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori