LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani

Është dënoncuar në polici ish-ambasadoriGjergj Dedaj, për kërcënim publik të presidentes, Vjosa Osmani dhe familjes së saj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina.

“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, tha Kupina.


Të hënën, pas deklaratave të ish-ambasadoritGjergj Dedaj, ku tha se “Klani i Osmanit” po e linçon dhe se ai do të perdorë “Kanunin për t’u mbrojtur”, kishte reaguar Kupina.

Këshilltari i Osmanit: Kërcënimi i Gjergj Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë
Lexo po ashtu Këshilltari i Osmanit: Kërcënimi i Gjergj Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë

Përmes një shkrimi në Facebook, Kupina ka thënë se me ato deklarata Dedaj ka kërcënuar Presidenten dhe familjen e saj.

“Pa asnjë hezitim, ai përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit”, shkroi Kupina.

Dedaj thotë se ndjehet i rrezikuar nga “Klani i Osmanit”, paralajmëron hakmarrje përmes Kanunit
Lexo po ashtu Dedaj thotë se ndjehet i rrezikuar nga “Klani i Osmanit”, paralajmëron hakmarrje përmes Kanunit

Dedaj kishte thënë se Osmani është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori