Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mbërriti në Ukrainë të hënën përpara një vizite të planifikuar në Rusi, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar tensionet midis Moskës dhe Perëndimit.
“Një parakusht për diplomacinë është të kuptoni këndvështrimin e homologut tuaj, edhe nëse ndonjëherë keni mendime krejtësisht të kundërta. Kjo është arsyeja pse vizitat si këto janë të rëndësishme, veçanërisht në kohë të tilla të vështira”, tha Baerbock pas nisjes për udhëtimin e saj të parë në vendeve që nga marrja e detyrës në dhjetor.
Ajo u zotua të dëgjojë me kujdes atë që përfaqësuesit kanë për të thënë si në Kiev ashtu edhe në Moskë, përcjell Telegrafi.
Ministrja gjermane tha se do të bëjë të qarta qëndrimet e unifikuara të Bashkimit Evropian, të vendeve të G7 dhe të aleancës transatlantike.
Në fillim të vizitës së saj në Ukrainë, Baerbock u takua me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) atje.
Krahas bisedimeve me stafin e misionit gjerman, në rendin e ditës në Kiev ishte edhe takimi me përfaqësuesin special të kryesisë së OSBE-së në Ukrainë, Mikko Kinnunen.
Kryediplomatja gjermane është planifikuar të takohet me homologun e saj ukrainas, ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba dhe Presidentin Volodymyr Zelensky më vonë të hënën.
Në mbrëmje, Baerbock do të udhëtojë për në Moskë, ku ndër të tjera janë planifikuar bisedimet me ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov – për të martën.
Bisedimet vijnë në mes të një grumbullimi të madh të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës lindore, duke nxitur frikën për një pushtim të mundshëm të ngjashëm me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze