Policia e Shtetit ka njoftuar se do të bllokohen disa rrugë më datën 17 janar, për shkak të vizitës së presidentit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Policia njofton se aksi rrugor Milot-Vorë-Milotdo të jenë të bllokuara nga ora 07:00 deri në ora 14:00, transmeton Telegrafi.
“Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.
“Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas. Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022”.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për kufizimin e këtyre lëvizjeve dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e përdoruesve të rrugës që gjatë kohës së kufizimit dhe ndalimit të lëvizjes të mos planifikojnë lëvizje në këto akse dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit që do të jenë të planëzuar në shërbim në këto akse rrugore.
“Qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve”, vijon komunikata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona