Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjen në rastin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Aty u diskutua për procesin e hetimeve, përkthimet dhe nxjerrjen e materialeve.
Mbrojtja e Shalës ka deklaruar se përkthimi i dosjes paraprake në gjuhën shqipe duhet të trajtohet me prioritet, ndërsa lidhur me hetimet ka thënë se kanë arritur progres dhe udhëtimin e parë pritet ta bëjnë në fund të muajit shkurt.
Megjithatë, avokati Jean-Louis Gilissen ka thënë se po përballen me vështirësi gjatë procesit të hetimeve për shkak të situatës me COVID-19.
“Përkthimi i dosjes paraprake të prokurorisë në gjuhën shqipe duhet të trajtohet me prioritet të lartë për mbrojtjen…. Kemi arritur të kemi progres në disa aspekte, kemi identifikuar objektivin kryesor të misionit tonë të parë në teren dhe po bëjmë planet tona në bazë të informacioneve që i kemi marrë nga tereni, një mision të parë pra, udhëtimin tonë të parë në fund të shkurtit, fillim të marsit, sigurisht në varësi edhe të kushteve shëndetësore”, ka thënë ai.
Avokati i Shalës ka thënë se do të mund t’i analizojë dokumentet në tërësi, atëherë kur të dorëzohet dosja paraprake.
“Ne presim ZPS-në që të fillojë me identifikimin e materialit provues që do të jetë objekt i kundërshtimeve të mundshme për pranueshmërinë nga pikëpamja e mbrojtjes. Besoj që kur të na nxjerrën të gjitha materialet dhe vet dosjen paraprake si edhe tabelën e ZPS-së, atëherë do të jemi në një pozitë për t’i analizuar të gjitha dokumentet në tërësinë dhe plotësinë e tyre”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhur me nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 102 (3) mbrojtja ka deklaruar që kanë marrë një paketë me 400 dokumente ndër të cilat janë 96 materiale shfajësuese.
Sipas avokatit, nuk janë nxjerrë të gjitha materialet shfajësuese që prokuroria i ka në dispozicion.
“Mendoj që është detyra dhe detyrimi i ZPS-së që të rishikojë dhe t’i nxjerrë të gjitha materialet shfajësuese që i ka në zotërim të vetin dhe fatkeqësisht ky detyrim nuk është plotësuar, nuk është bërë siç duhet nga ana e ZPS-së. Ne kemi marrë 96 dokumente shfajësuese, si material shfajësues, pas i kemi përzgjedhur ato nga lista e njoftimit të rregullës 102(3)”, ka thënë Gilissen.
I akuzuari Pjetër Shala e ka përcjellë konferencën përmes video-lidhjes.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!