LAJMI I FUNDIT:

​Qalaj përfundon dëshminë në Hagë, gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt do të vazhdojë më 21 janar

​Qalaj përfundon dëshminë në Hagë, gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt do të vazhdojë më 21 janar

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Para trupit gjykues, Qalaj ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë rastin me dosjet që u dërguan, nga persona ende të panjohur, në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Udhëzimin nga Prokuroria Speciale, Qalaj ka thënë se e kanë marrë më 8 shtator të vitit 2020, një ditë pasi paketa e parë kishe arritur në OVL-UÇK.


“Ne e dimë që jemi një polici mjaft profesionale dhe kemi bërë 20 vite përvojë, është shumë e lehtë të dihet që çdo gjë që lidhet me hetimin e krimeve të luftës e që bie në domenin e Gjykatës Speciale e që është këtu në Hagë, e dimë që është në domenin e tyre dhe ne nuk kemi qenë fare të njoftuar, as sot nuk e di përmbajtjen e atyre dokumenteve çka kanë përveç asaj që kam dëgjuar në media ose prej asaj që e kam përcjellë gjykimin e zotit Haradinaj dhe zotit Gucati.

Mirëpo ne si Polici e Kosovës kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos përzihemi në kompetenca të institucioneve të tjera, edhe pse gjithmonë kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, nga shefi i misionit të EULEX-it që të jemi pjesë e procesit pavarësisht se çka kërkohet nga Dhomat e Specializuara, gjithmonë duke e ditur që Policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete për të kryer të gjitha detyrat që asaj i ngarkohen”, ka thënë Qalaj.

Dëshmia e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës ka përfunduar ndërsa gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të vazhdojë më 21 janar në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori