Qeveria e re që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski do të ketë 21 anëtarë. LSDM dhe koalicioni do të kenë 12 ministra, BDI gjashtë dhe Alternativa tre ministra.
Kabineti i ri qeveritar do të ketë edhe një ministër pa portofol, post që do ti takoj Alternativës.
Nga qeveria largohen 8 anëtarë, mes tyre edhe vetë kryeminsitri Zoran Zaev. Nikolla Dimitrov nuk do të jetë më zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Radmila Shekerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtarë të Qeverisë nuk do të jenë ministri aktual i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, Ministrja e Punës dhe Politika Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.
Në vend tyre duhet të vijnë ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq (LSDM) që do ta zërë vendin e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Slavjanka Petrovska (LSDM) në Ministrinë e Mbrojtjes, Bekim Sali nga Alternativa do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri (BDI) do të marrë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trenchevska (LSDM) do të kryesojë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ndërsa Bisera Kostadinovska-Stojçevska (LSDM) do të udhëheq me ministrinë e Kulturës.
Admirim Aliti nga Alternativa do të jetë personi i parë Ministrinë e Shoqëris Informatike dhe Administratës, ndërsa Xhemail Çupi nga kjo parti është propozuar për ministër pa portofol për diasporën.
Në qeverinë e re të Kovaçevskit mbetet zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi (LSDM), ndërsa emri i ri është Slavica Grkovska (LSDM), e cila duhet të jetë zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit.
Ministria e drejtësisë do të drejtohet nga profesori universitar Nikola Tupançevski (LSDM). Ministri aktual Oliver Spasovski (LSDM) mbetet në krye të MPB, ndërsa funksionet gjithashtu i mbajnë edhe ministri për Punëve të Jashtme, Transportit dhe Lidhjeve, Financave dhe Ekonomisë, Bujar Osmani (BDI), Blagoj Boçvarski (LSDM), Fatmir Besimi ( BDI) dhe Kreshnik Bekteshi (BDI). Goran Milevski (LDP) mbetet në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive do të vazhdojë të udhëheq Artan Grubi (BDI), ndërsa Ljupço Nikolovski (LSDM) kthehet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga Dimitar Kovaçevski është caktuar për të shtunën në ora 11:00. Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të saj, por jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në rastin konkret të dielën deri në mesnatë. Qeveria zgjidhet nëse për të voton shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite