LAJMI I FUNDIT:

Tifozët ultras të Juventusit shfaqen në stadium pankartën tronditëse kundër presidentit Agnelli

Tifozët ultras të Juventusit shfaqen në stadium pankartën tronditëse kundër presidentit Agnelli

Ultrasit e Juventusit zbuluan në tribunat e stadiumit Giuseppe Meazza një pankartë tronditëse kundër presidentit të tyre Andrea Agnelli duke uruar vdekjen e tij.

Zonja e Vjetër nuk arriti të ruante titullin e Serie A për të dhjetin vit radhazi sezonin e kaluar dhe aktualisht është jashtë katërshes së parë në Serie A, por ndjenjat e ashpra të tifozëve ultras të klubit ndaj presidentit të tyre nuk kanë të bëjnë fare me rezultatet në fushë.


Ata ekspozuan një pankartë tronditëse gjatë pjesës së parë të përballjes së mërkurës mbrëma të Superkupës së Italisë kundër Interit në Giuseppe Meazza, ku i urohej vdekja presidentit të Juventusit.

“Agnelli muori” në italisht apo “Vdekje Agnellit”, ishte mesazhi i shkruar në pankartë nga tifozët ultras të klubit bardhezi.

Pankarta e tifozëve të Juventusit ndaj Agnellit

Në vitin 2019, policia arrestoi 12 ultras të Juventusit të dyshuar për pastrim parash, dhunë dhe zhvatje të rënda në lidhje me shitjen e biletave.

Hetimi kishte filluar një vit më parë dhe shqyrtoi infiltrimin e dyshuar të mafisë në reklamimin e biletave të ultrasve.

Arrestohen 12 tifozë të Juventusit nën akuzat për sulme të planifikuara
Lexo po ashtu Arrestohen 12 tifozë të Juventusit nën akuzat për sulme të planifikuara

Bianconerët kishin punuar me autoritetet në hetimin e tyre dhe Agnelli pranoi se tifozët e fortë i kishin bërë presion klubit të tij.

Grupet ultras janë ndaluar të hynë në Allianz Stadium që atëherë dhe nuk është rastësi që dy pankarta të tjera që shkruanin ‘Ultras liberi’ apo “Liri për ultrasit” u zbuluan në San Siro të mërkurën.

Ndryshe, Agnelli nuk ishte në stadium për ta parë finalen e Superkupës së Italisë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 dy ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori