LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta vriste shkaku i një fjalosje në trafik, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Tentoi ta vriste shkaku i një fjalosje në trafik, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri L.V:, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim bëhet e ditur se në datë, kohë dhe vend te njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri L.V., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me të arritur policia në vendin e ngjarjes të njëjtit ia gjejnë: një pistoletë me ngjyrë të zezë me mbishkrimin ‘’Astra UNCETA CIA S.A Gverina Spain Mod-A-80’’, me nr. serik: 70927 me një karikator dhe 11 fishekë të kalibrit 9mm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale ku i pandehuri L.V. gjuan me armë në vend publik, si dhe për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale ka rrezik të ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale”, thuhet në njoftim.
N
ga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, pasi që Gjykata ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit L.V., nga sjellja e mëparshme e tij i njëjti është i regjistruar edhe si kryerës i shumëfishtë i veprave tjera penale kryesisht vepra penale të dhunës, andaj caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze është më i arsyeshëm dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori