LAJMI I FUNDIT:

Man Utd planifikon rinovimin e kontratës së Rashford, për të shmangur përsëritjen e situatës së Pogba dhe Lingard

Man Utd planifikon rinovimin e kontratës së Rashford, për të shmangur përsëritjen e situatës së Pogba dhe Lingard

Klubi anglez, Manchester Unitedi do të përpiqet të lidhë sulmuesin Marcus Rashford me një kontratë të re këtë verë, pavarësisht formës së tij të dobët së fundmi.

Anglezi është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në vitin 2023, me klubin që ka një opsion për ta zgjatur edhe 12 muaj të tjerë dhe aktualisht fiton rreth 200 mijë funte në javë.


Sipas mediumit ESPN, Unitedi do t’i prezantojë anglezit Rashford një kontratë të re afatgjatë këtë verë.

Tre yjet e Man Utd kanë 'frikë' nga Ronaldo, Rangnickut i kërkohet ta largojë atë
Lexo po ashtu Tre yjet e Man Utd kanë 'frikë' nga Ronaldo, Rangnickut i kërkohet ta largojë atë

Djajtë e Kuq duan të shmangin përsëritjen e të njëjtave probleme që kanë gjetur me dyshen Paul Pogba dhe Jesse Lingard.

Të dy lojtarët do të largohen nga klubi si transferime të lira kur kontratat e tyre të skadojnë verën e këtij viti.

Reprezentuesi anglez Rashford ka qenë i dobët deri më tani këtë sezon, por hierarkia e klubit beson se 24-vjeçari ende nuk është rikuperuar plotësisht nga operacioni në shpatull.

Në anën tjetër, Lingard nuk është se ka pasur shumë raste për të treguar vlerat e tij dhe largimi është i pashmangshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori