Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të hënën takimet diplomatike në Gjenevë, të cilat janë nxitur nga kërkesat e Moskës për marrëveshje rreth sigurisë dhe pozicionimin e trupave ruse afër Ukrainës.
Gjatë javës, zyrtarë të Perëndimit dhe ata rusë do të zhvillojnë edhe dy takime tjera në Bruksel dhe Vjenë.
Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë janë takuar në një darkë pune më 9 janar në Gjenevë.
Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, e cila udhëheq delegacionin amerikan, është takuar me zëvendës-ministrin e Jashtëm rus, Seregei Ryabkov dhe zyrtarë tjerë rusë për dy orë në qytetin zviceran.
Diplomatët e lartë “kanë diskutuar temat të cilat do t’i adresojnë palët” në bisedimet kryesore, të cilat zhvillohen më 10 janar, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, përmes një deklarate.
Bisedimet do të zhvillohen në kuadër të të ashtuquajturit Dialog për Strategji dhe Siguri, një grup punues i krijuar vitin e kaluar nga SHBA-ja dhe Rusia, me qëllim të fokusimit në kontrollin e armëve.
Bisedimet mes këtyre dy vendeve do t’ia lëshojnë rrugën një tjetër takimi që zhvillohet në kuadër të Këshillit NATO-Rusi në Bruksel, dhe një takimi tjetër në margjina të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSCE), i cili mbahet në Vjenë po këtë javë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se vetëm disa çështje do të diskutohen në Gjenevë, mirëpo Shtetet e Bashkuara “nuk do të diskutojnë për sigurinë evropiane pa aleatët evropianë dhe partnerët”.
Kjo deklaratë ka qenë referencë për kërkesat e Rusisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s për garanci rreth sigurisë.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu ka thënë se Sherman ka theksuar që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj parimeve ndërkombëtare të sovranitetit, integritetit territorial dhe lirisë së shteteve sovrane që të zgjedhin aleancat e tyre, si referencë ndaj Ukrainës dhe aspiratave të saj për t’iu bashkuar NATO-s.
Sherman është cituar të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përparimin përmes diplomacisë.
Teksa është larguar nga darka, Ryabkov u ka thënë gazetarëve se palët kanë diskutuar çështje të rëndësishme dhe se bisedimet do të jenë të vështira.
“Ato nuk mund të jenë të lehta. Mendoj se nuk do të humbim kohë”, ka thënë ai.
Ky nivel i lartë i bisedimeve vjen në kohën e pozicionimit të trupave ushtarake ruse afër kufirit me Ukrainën.
Perëndimi shqetësohet se kjo gjë jep shenja që Moska është duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.
Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe ka mbështetur separatistët që luftojnë me forcat qeveritare në Ukrainë.
Kriza aktuale kanë shtyrë presidentin amerikan, Joe Biden dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin që të zhvillojnë dy biseda telefonike në muajin dhjetor.
Putin ka prezantuar një listë kërkesash, përfshirë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet në lindje, përkatësisht në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, siç janë Ukraina dhe Gjeorgjia.
Kremlini po ashtu ka thënë se dëshiron që aleanca të mos dërgojë trupa dhe armë në Evropën Lindore.
Para nisjes së bisedimeve në Gjenevë, Ryabkov ka bërë të ditura tri kërkesa: të mos ketë zgjerim të NATO-s, të mos ketë raketa në kufijtë e Rusisë, dhe që NATO-ja të mos kryejë stërvitje ushtarake, operacione të inteligjencës apo infrastrukturë tjetër jashtë kufijve të vitit 1997.
“Pala ruse ka prezantuar pozicionin e saj të qartë që përbëhet nga disa elemente, të cilat sipas meje janë të kuptueshme dhe janë formuluar me qartësi, të cilat tregojnë se devijimi nga qasja jonë nuk është i mundshëm”, ka thënë Ryabkov.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se disa kërkesa të Rusisë nuk mund të negociohen, derisa për të tjerët kanë lënë rrugën e hapur për diskutim.
Zyrtarë të administratës amerikane kanë thënë se mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët me Rusinë sa i përket kontrollit të armëve, raketave, stërvitjeve ushtarake, dhe çështjeve të ngjashme.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë u ka thënë gazetarëve në Uashington më 8 janar, se “nuk do të ketë përkushtime të prera në këto takime”.
Mirëpo ky zyrtar, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se bisedimet “të paktën do të shqyrtojnë mundësinë e shënimit të përparimit me rusët”.
Shtëpia e Bardhë kanë thënë se secili veprim i Perëndimit, duhet të jetë reciprok me heqjen e kërcënimeve të Rusisë ndaj Ukrainës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
Kreu i diplomacisë hungareze: Ukraina nuk duhet të furnizohet më me armë
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para