LAJMI I FUNDIT:

Shevchenko buzë shkarkimit

Shevchenko buzë shkarkimit

E ardhmja e Andriy Shevchenkos është në dyshime, pasi Genoa po mendon të shkarkojë trajnerin ukrainas.

Rossoblut pësuan një humbje të dhimbshme 1-0 në shtëpi ndaj Spezias, duke i lënë të mbërthyer në vendin e 19-të në tabelën e Serisë A pas 21 ndeshjesh, një pikë pas Cagliarit, që ka një ndeshje më pak. Trajneri ukrainas nuk ishte as në fushë për këtë ndeshje, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në fillim të javës.


Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, pozicioni i Shevchenkos si trajner tani është në rrezik, me Genoa që mendon të shkarkojë 45-vjeçarin.

Shevchenko ka marrë vetëm tre pikë që kur iu bashkua klubit në fillim të nëntorit, që rrjedhin nga tre barazime. Ai nuk ka arritur t’i injektojë pak jetë klubit ligurian, i cili tani duket i destinuar për rënie këtë sezon.

Trajneri 45-vjeçar ka qenë më parë në krye të kombëtares së Ukrainës dhe e udhëhoqi skuadrën në çerekfinale të Euro 2020 verën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori