LAJMI I FUNDIT:

Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” ndalon përkohësisht prodhimin për shkak të COVID-19

Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” ndalon përkohësisht prodhimin për shkak të COVID-19

Filmi i ri i Jennifer Lopez është produksioni më i fundit i Hollywood i prekur nga COVID-19.

Xhirimet jashtë shtetit të filmit “The Mother” janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rasteve pozitive të coronavirusit të lidhura me ekipin e prodhimit, ka konfirmuar People.


Pjesa më e madhe e projektit është xhiruar në Kanada, ku Lopez, 52 vjeç, po xhironte skena para vitit të ri.

Foto: Getty

Filmi, që ishte planifikuar të mbante premierën në vitin 2022, është i përqendruar rreth një vrasëse që del nga fshehja për të mbrojtur vajzën e saj ndërsa u shmanget sulmuesve të rrezikshëm.

Në trailer vdekjeprurës luajnë gjithashtu Joseph Fiennes, Gael Garcia Bernal dhe Omari Hardwick, për Variety .

Megjithë këtë pengesë të përkohshme, filmi tjetër I ri i Lopez, “Marry Me”, do të shfaqet më 11 shkurt.

Foto: Splash News

“The Mother” është një nga projektet e shumta të detyruara të ndërpresin prodhimin mes rritjes së fundit të rasteve me COVID-19.

Disa shfaqje televizive – duke përfshirë Grey’s Anatomy, NCIS, NCIS: Los Angeles dhe Chicago Fire – thuhet se e kanë pezulluar prodhimin ndërsa varianti omicron vazhdon të përhapet.

Foto: Getty Images

Pasiguritë rreth rritjes së fundit të COVID-19 kanë bërë gjithashtu që Akademia e Regjistrimit dhe CBS të shtyjnë ndarjen e çmimeve Grammy 2022, e cila fillimisht ishte planifikuar të transmetohej në fund të janarit. Një datë e re për ngjarjen vjetore ende nuk është caktuar.

Javën e kaluar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan vaksina përforcuese për COVID-19 për të gjithë moshat 12 vjeç e lart. (Aktualisht, vaksina Pfizer-BioNTech është e vetmja e autorizuar.) /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori