LAJMI I FUNDIT:

Tensionimi i situatës në PD, Edi Rama fton në debat demokratët

Tensionimi i situatës në PD, Edi Rama fton në debat demokratët
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar për sot një debat të drejtpërdrejt me demokratët, pas zhvillimeve që po ndodhin në Partinë Demokratike, në mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Derisa dje është mbajtur një protestë e thirrur nga ish-kryetari Berisha, e cila eskaloi në dhunë dhe dëmtim të selisë së PD-së, sikur Berisha, ashtu edhe kryetari i PD-së, Basha akuzuan njëri-tjetrin për skenarë dhe bashkëpunim me Ramën.


Ky i fundit reagoi duke ftuar demokratët t’i bashkohen atij për t’i dhënë çka munden Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë dhe si njerëz.

Ai ka treguar se çka i vije t’u thotë demokratëve kur sheh siç i ka quajtur ai Bashën e Berishën dy kufoma politike që fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori i Ramës.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz. Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, ka shkruar Rama në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori