LAJMI I FUNDIT:

Franca gjobit Google dhe Facebook

Franca gjobit Google dhe Facebook

Rregullatorët francezë kanë goditur Google dhe Facebook me gjoba prej 210 milionë eurosh për përdorimin e cookies (reklamave).

Mbikëqyrësi i privatësisë së të dhënave CNIL tha se të dy faqet po ia bënin të vështirë punën përdoruesve që të refuzonin gjurmuesit në internet.

Pëlqimi për përdorimin e skedarëve të personalizimit është kyç për rregulloren e BE-së për privatësinë e të dhënave dhe një përparësi kryesore për CNIL, raporton bbc.


Firmat e mediave sociale kanë tre muaj për të përmbushur ose përballen me gjoba prej 100 mijë euro për çdo ditë vonesë.

Cookies janë shumë të vlefshme për Google dhe Facebook si mënyra për të personalizuar reklamat, që është burimi i tyre kryesor i të ardhurave. /Telegrafi/