LAJMI I FUNDIT:

Lega Serie A pritet t’i padisë klubet dhe autoritetet shëndetësore për protokollin e COVID-19

Lega Serie A pritet t’i padisë klubet dhe autoritetet shëndetësore për protokollin e COVID-19

Lega Serie A janë të përgatitur të çojnë klubet dhe autoritetet lokale shëndetësore në një gjykatë apeli në mënyrë që të ruajnë protokollin e UEFA-s dhe të ndalojnë pezullimin e ndeshjeve, edhe nëse një ekip urdhërohet të karantinohet.

Autoritetet e futbollit besojnë se mund të përmbysin precedentin e vendosur nga apeli i Napolit për ndeshjen e anuluar kundër Juventusit në tetor të vitit 2020, duke u mbështetur në dekretin e ri të Qeverisë.


Ai dekret rregullon që ata që kanë një ‘Super Green Pass’ – pra kanë bërë vaksinën e dytë ose të tretë, ose janë shëruar nga COVID-19 brenda 120 ditëve të fundit – nuk kanë nevojë të karantinohen edhe nëse janë në kontakt me dikë që rezulton pozitiv.

Lega Seria A refuzon t’i shtyjë ndeshjet, por katër prej tyre janë në rrezik dhe me shumë gjasë nuk do të zhvillohen
Lexo po ashtu Lega Seria A refuzon t’i shtyjë ndeshjet, por katër prej tyre janë në rrezik dhe me shumë gjasë nuk do të zhvillohen

Dekreti i ri do t’i detyronte këta njerëz të praktikojnë vetëm ‘mbikëqyrjen e vetes’ për çdo simptomë, duke bërë një test pesë ditë pasi ishin në kontakt të fundit me personin pozitiv.

Kjo me sa duket nuk do të përfshinte përdorimin e një maske të nivelit FFP2 në çdo kohë, ndryshe nga dekreti i mëparshëm.

Prandaj, Lega Serie A dëshiron të padisë ASL (autoriteti lokal shëndetësor) dhe t’i çojë në gjykatën e apelit për të siguruar që ata t’i përmbahen dekretit dhe protokollit të futbollit.

Ndryshe, drejtuesit e Lega Serie A patën një mbledhje urgjente mbrëmjen e së mërkurës, ku vendosen të mos shtyjnë asnjë ndeshje, madje as ato të klubeve si Bologna, Salernitana, Torino dhe Udinese që janë në karantinë, shkaku i vendimeve të ASL.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori