LAJMI I FUNDIT:

Barca fiton me rikthim ndaj Linares dhe kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit

Barca fiton me rikthim ndaj Linares dhe kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit
(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona është rikthyer nga disavantazhi për të triumfuar përballë Linares Deportivo (2-1) në Estadio Municipal de Linarejos në ndeshjen e 1/16 së finales në Kupën e Mbretit.

Vendasit ishin të parët që shënuan përmes Hugo Diaz (19’) dhe me këtë epërsi të nikoqirëve, skuadrat shkuan në pushim.


I inkuadruar në pjesën e dytë, Ousmane Dembele i barazoi shifrat (63’) pas asistimit nga Oscar Mingueza.

Për përmbysjen e rezultatit u kujdes Ferran Jutgla, i cili shënoi edhe golin e fitores (69’) pas asistimit nga Nico.

Falë këtij triumfi, Barcelona e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Copa del Rey. /Telegrafi/