LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kthehet në fushën ku u poshtërua para një vit – stadium modest, ku ndeshjen mund ta shikosh nga vetura në kodrën përballë

Real Madridi kthehet në fushën ku u poshtërua para një vit – stadium modest, ku ndeshjen mund ta shikosh nga vetura në kodrën përballë

Real Madridi do të luajë ndaj Alcoyano në stadiumi ‘El Collao’, një fushë që e njeh më parë dhe ishte mposhtur.

Pikërisht tash një vit, Real Madridi ishte eliminuar nga kjo skuadër në kuadër të Kupës së Mbretit, duke u mposhtur në vazhdime me rezultat 1-0.


Stadiumi ‘El Collao’ ndodhet në Calle Oliver në qytetin Alicante në Spanjë.

Këtu luan CD Alcoyano, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll dhe ka një kapacitet prej 4850 spektatorësh, ndërsa është përuruar më 28 gusht 1921.

Ky stadium ka pritur ndeshje të niveleve të parë, të dytë dhe të tretë të kampionateve spanjolle, pasi në vitet e 40-ta, Alcoyano, ka luajtur në nivelin më të lartë.

Ky stadium ka edhe veçantinë e tij, pasi ndeshja mund të shikohet edhe nga makina, por nga ballkonet që janë afër stadiumit.

Kjo mund të ndodh nga një kodër e vogël pranë stadiumit, pak më shumë se 100 metra përtej rrugës, pra mund ta shikoni ndeshjen pa dalë nga makina.

Aty është një parking i vogël ku automjetet lejohen të parkojnë dhe mund të shihet fusha modeste nga ku mund të ndiqni ndeshjen pa u ftohur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori