LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia dënon 468 qytetarë

Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia dënon 468 qytetarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar 468 qytetarë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë.

“Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, ka realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj”, thuhet në njoftim.


Tutje, në komunikatë theksohet se, Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetentë, edhe pse nuk e ka qellim primar ndëshkimin e qytetarëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë”, përfundon njoftimi i Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori