LAJMI I FUNDIT:

Anulohet karnavali më i madh në botë për shkak të Omicronit

Anulohet karnavali më i madh në botë për shkak të Omicronit

Autoritetet në Rio de Janeiro kanë vendosur të anulojnë festën tradicionale masive të karnavaleve në rrugët e qytetit për shkak të përhapjes së përshpejtuar të variantit Omicron të coronavirusit.

“Nuk do të ketë asnjë karnaval në rrugë sikurse që janë mbajtur deri para vitit 2020”, tha kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes, duke përmendur vështirësitë në kontrollin e ngjarjeve të karnavaleve ndërsa numri i të infektuarve po rritet.


Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku pas një takimi me përfaqësues të grupeve muzikore, të ashtuquajturat blloqe, të cilët marrin pjesë në karnavalin e rrugës, raporton cnn.

Paes propozoi mbajtjen e ngjarjeve në tre pjesë të ndryshme të qytetit, por blloqet nuk e pranuan këtë dhe synojnë t’i paraqesin një kundërpropozim.

Karnavalet në rrugë u anuluan për shkak të pandemisë për të dytin vit radhazi. Sipas Zyrës Turistike Riotura të qytetit, shtatë milionë njerëz morën pjesë në karnavalin e rrugës në vitin 2020.

Brazili, me rreth 620 mijë të vdekur zë pozitën e dytë në botë për nga numri i vdekjeve nga coronavirusi pas Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori