LAJMI I FUNDIT:

Ushtria serbe vazhdon me provokime, stërvitet përgjatë kufirit me Kosovën

Ushtria serbe vazhdon me provokime, stërvitet përgjatë kufirit me Kosovën

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjes ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake përgjatë brezit kufitar me Kosovën

Stërvitja, siç thuhet në komunikatën të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të dedikuara”.

“Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.


“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “situata e sigurisë në Zonën e Sigurisë Tokësore është stabile dhe trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, për të siguruar një mjedis paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori