LAJMI I FUNDIT:

Mbi 3300 fluturime botërore janë anuluar vetëm sot kryesisht shkaku i COVID-19

Mbi 3300 fluturime botërore janë anuluar vetëm sot kryesisht shkaku i COVID-19

Më shumë se tremijë fluturime janë anuluar sot në mbarë botën, më shumë se gjysma e të cilave janë amerikane, duke përkeqësuar më tej ndërprerjet e trafikut ajror të festave të shkaktuara nga përhapja e coronavirusit të llojit Omicron dhe moti i keq.

Deri më tani, më shumë se 3,300 fluturime janë anuluar, duke përfshirë 1,900 për dhe nga Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit FlightAware.com, dhe një numër i madh fluturimesh janë vonuar.


Duke përfshirë ato të vonuara, por jo të anuluara, më shumë se 4,800 fluturime u vonuan në total, sipas një raporti në ueb-faqes së lartcekur.

Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festat që më së shumti ka fluturime, por përhapja e shpejtë e Omicron shumë ngjitëse ka çuar në një rritje të infeksioneve me virus dhe një numër të madh anëtarësh të ekuipazhit të aeroplanëve të karantinuar, duke detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet, raporton aljazeera.

Shërbimet e transportit në mbarë SHBA-në gjithashtu po pezullojnë ose reduktojnë përkohësisht shërbimet për shkak të mungesës së stafit.

Omicron ka çuar në një rritje rekord të të infektuarve në botë dhe ka kufizuar festimet e Vitit të Ri në një numër të madh vendesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori