LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Ferizaj, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur mbrëmë, kurse tjetri gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Gjon Serreqi’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH (M/K) 31 vjeçar përsëritës i dhunës në familje,  i cili pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësorë”, thuhet në njoftim.


Më tej, në njoftim thuhet se “i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga
Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.

Polica tutje ka njoftuar për rastin e dytë të dhunës në familje.

“Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje.  Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70
vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij,  duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësorë”.

Më tej, në njoftim thuhet se, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga
policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë

Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë

Elfije Boletini
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Aksidenti në rrugën Carralevë-Duhël, pamje nga largimi i pensionisteve nga autobusi

Aksidenti në rrugën Carralevë-Duhël, pamje nga largimi i pensionisteve nga autobusi

Lajme
SBASHK-u me kërkesë urgjente: Të rritet vlera e koeficientit të pagave së paku 30 për qind dhe të hyjë në zbatim që nga shtatori

SBASHK-u me kërkesë urgjente: Të rritet vlera e koeficientit të pagave së paku 30 për qind dhe të hyjë në zbatim që nga shtatori

Arsim
Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Kronika e Zezë
Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për pagën mesatare më të vogël në Evropë

Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për pagën mesatare më të vogël në Evropë

Ekonomi
Kalo në kategori