LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i reagon Muratit për çështjen e TVSH-së: Qasje e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve

Ahmeti i reagon Muratit për çështjen e TVSH-së: Qasje e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Punës e Transfereve në lidhje me çështjen e TVSH-së për gastronominë.

Murati ka thënë se nuk kanë premtuar se do të vazhdojë reduktimi i TVSH-së në 8 për qind, teksa tha se këtë vit është rritur fitimi në sektorin e gastronomisë.

Në lidhje me këtë, Ahmeti tha se kjo qasje është “totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve”.


Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi
Lexo po ashtu Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi

“Çka i bjen kjo? Gastronomët po fitojnë shumë e duhet me i nal?  Edhe disa qebaptore kishin fitu goxha rritne TVSHnë në qebapa 20 përqind.  A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës? Qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve.   TVSH edhe origjinën e ka në një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të financimit të shpenzimeve publike kur shteti ka mungesë.  Funksioni i dytë është motivimi apo demotivimi i veprimeve të caktuara.  P.sh. Hiqet në libra për të motivuar leximin e shtohet në produkte të shtrenjta e të panevojshme apo të pashëndetshme për ti demotivuar blerjet”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti thotë se, “Pra ose po mendoni që kafeteritë janë institucione të mbrapshta e duhet të demotivojmë socializiminbose po mendoni që fitimi i rritur i dikujt nuk duhet lejuar.  Në dyja rastet, absurditet.  E që s’ka nevojë për financim shtesë për shpenzime publike tregon bilanci i fundvitit.  9 muaj nuk po zgjedhet OSHP që në mënyrë të pakuptueshme ka bllokuar investimet publike”.

“Por kryesorja thelbi i TVSH është se nuk e paguan shitësi por konsumatori.  Pra ju nuk e zvogëloni profitin e kompanisë por e zbrazni edhe më shumë xhepin e qytetarit”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori