LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet A.XH. (21) në Lipjan, i cili ishte në kërkim për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me dënim burgimi prej tetë muajve.

I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/